Categories
Uncategorized

Të tjerë ministra në rrjet? Kryeministri Rama bën deklaratën e papritur

Përgjegjësia është individuale. Kështu ka theksuar edhe njëherë kryeministri Edi Rama. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, kreu i qeverisë është pyetur nëse ka ndrojtje se mund të dalin të tjerë ministra, teksa dy ndodhen tashmë pas hekurave.

Rama tha se nuk i frikësohej një gjëje të tillë pasi Reforma në Drejtësi për këtë është bërë. Sipas tij nëse dalin të tillë duhet të marrin ndëshkimin e merituar sepse kanë vepruar pas shpinës së qeverisë.

“Unë nuk jam i shqetësuar se mund të dalin ministra apo ish ministra apo kushdo qoftë sepse për këtë e kemi bërë reformën në drejtësi. Kur unë e kam thënë që reforma bëhet për një drejtësi të drejtë dhe nga ana tjetër përgjegjësia për rolin e çfarëdo qoftë është individuale. Nëse ka njerëz që kanë ngjyer gishtin apo dorën në një proces që është bërë për t’i shërbyer vendit sigurisht që ata duhet të marrin ndëshkimin e merituar sepse e kanë bërë pas shpinës së një qeverie”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *