Gazetari në SHBA Robert Papa ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në SHBA, duke theksuar se s’duhet të interpretohet si mbështetje personale. Papa tha se sa herë Rama ka pasur një takim në Shtëpinë e Bardhë, ka bërë një lëshim.
“Ideja e butaforisë kokë më kokë, që u fry shumë që në Tiranë…Me protokoll mund të ketë pasur 5-6 minuta takim me Ramën në zyrë, por s’është gjë e jashtëzakonshme. S’duhet të interpretpohet si mbështetje personale. U tha është ftuar. Nuk ka ftesa nga DASH. Sa herë Rama bën një takim dije se ka bërë një lëshim të madh. Shkoi në Shtëpinë e Bardhë kur mori 3 mijë iranianë. Blinken e ka nisur ditën duke e uruar Vuçiçin për festën e ish-Jugosllavisë. Në atë takim që Rama ka pasur është vënë theksi te lufta ndaj korrupsionit. Jo më kot në VOA iu bë pyetja për korrupsionin 400 mln euro. Janë radio që varen nga DASH. Rama nga dikur 80 mijë dollarë foto me Obamën, sot realizon një takim me Blinken. Nuk ka ngelur të zgjidhet problemi i Ukrainës nga Shqipëria”, tha Papa për MCN Tv.