Categories
Uncategorized

SHQIPËRISKANDAL Një tjetër ministre e Ramës drejt prangave: Dalin dokumentat me firmë

Në aferën korruptive të inceneratorëve janë të zhytur pothuajse e gjithë politika.

Disa ditë më parë, anëtarët e komisionit hetimor kanë zbritur në terren për të parë nga afër inceneratorin e Fierit, për të cilin janë dhënë nga qeveria shqiptare 28 milionë euro. Nga përfaqësuesit e socialistëve, ishte deputetja Ermonela Felaj, e cila dikur ka qenë ministre e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin.

Pikërisht, në këtë kohë ajo ka qenë kundër inceneratorit në Fier.

Gazetari Elvi Fundo, ka publikuar ditën e sotme disa dokumente të cilat mbajnë datën 20 janar 2016, kur Felaj i dërgonte një shkresë ministrit të Mjedisit të asaj kohe Lefter Koka, i cili sot ndodhet prapa hekurave për këtë aferë, dhe dilte kundër inceneratorit të Fierit dhe kompanisë që u shfaq.

Gazetari shton më tej se procedurat në atë kohë ndiqeshin nga sekretari i Kokës, Alqi Bllako.

Fundo ngre pikëpyetjen se çfarë e bëri Felajn të ndryshojë mendim për inceneratorin e Fierit, kur u shfaq Klodian Zoto, kompania apo partia.

Postimi i plotë i gazetarit Elvi Fundo:

INCENERATORET dhe Ermonela/ DOKUMENTET FLASIN

Një aferë që vazhdon të akuzojë dhjetëra zyrtarë. Ka ende shumë pyetje pa përgjigje por ka edhe shumë dokumente që na tregojnë kush është përfshirë dhe çfarë duan të fshehin.

Sipas këtij dokumenti të janarit 2016, mësojmë se zonja Ermonela Felaj në atë kohë Ministre Shteti ka qenë kundër INCENERATORIT në Fier.

Fillimisht u shfaq një kompani e cila u refuzua dhe kundër ishte e zonja Felaj.

Por më pas u shfaq ITS e Klodian Zotos, që bashkë me italianin Ernesto Graneli ortakun e Stela Gugalles në kompaninë ER One, me administrator Mirel Mërtirin, marrin koncesionin për ndërtimin e inceneratorit të FIERIT.

ITS është kontraktuesja e cila për shkak të formës koncesionare regjistron kompaninë IEËT, e cila ende sot s’ka përfunduar inceneratorin në Fier megjithëse janë paguar gati 30 milionë dollarë.

Zonja Felaj dje ishte kundër me shkresa, sot del e thote jam pro.

Çfarë e ndryshoi këtë zonjën, kompania apo partia?

Mos harrojmë Alqi Bllakon, ky dokument mban siglimin e ministrit Koka që shkruan ALQIT. Ky ish demokrat i bërë me LSI e më pas socialist, deklaron se fajin e ka partia e dytë që e akuzon dhe është politikë e tyre apo Lulit, që po e shpëton atë dhe qeverinë me një komision farsë ku shkëlqen Jorida Tabaku që mban ‘sekret’, dokumentat duke dashur të mbulojë e shpëtojë zullumqarët sipas urdhrit të dalë nga marrveshja politike Rama-Basha.

Tek inceneratorët jane zhytur të gjithë pushteti, opozita e vulës së Lulit, mediat e turpësisht po zhytet dhe drejtësia.

Përgjigjen e shoqja Felaj, mund ta përgatisë nën keshillimin e juristit mbarë botëror Plarent Ndreca, që është shembulli i Alqi Bllakos për të shpëtuar lëkurën. Ndreca nuk u hetua dhe ndëshkua për tenderin 22 milionë dollarë për uniformat e policisë, pas prangave përfunduan disa zyrtarë, Ndreca dhe Lleshaj vazhdojnë të jenë të lirë./CNA.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *