Categories
Uncategorized

SHQIPËRI“A keni fytyrë ju, kush je ti”- Agron Shehaj sherr me Kandidatin socialist: Ju vidhni dhe ne jemi të çuditshëm! Mos më thuaj mua ashtu

Deputeti Agron Shehaj dhe juristi Plarent Ndrecaj janë përfshirë në një debat të ashpër, ndërsa ishin duke diskutuar për çështjen e inceneratorëve.

Në emisionin “Opinion”, Shehaj akuzoi Ndrecajn duke i thënë se po mbron persona të cilët SPAK i akuzon për vjedhjen e mbi tre milionë euro.

Kjo gjë ka sill reagimin Ndrecajt, i cili tha: “Çfarë po mbroj? A keni fytyrë ju a s’keni?”.

Pjesë nga debati:

Shehaj: Ajo që thua ti është një përgjigje vetëm për tu justifikuar.

Ndreca: Ju jeni të çuditshëm fare. Unë ju them shikoni faktet ju shkoni prapë..

Shehaj: Ju vidhni ne jemi të çuditshëm, nuk e kuptoj këtë gjë.

Ndreca: Lëri mo këto, ju vidhni, çfarë i keni këto historira? Kush je ti që thua ju vidhni? Si mund ta thuash?

Ndreca: A keni fytyrë ju a s’keni.

Shehja: Fytyrë nuk ke ti që mbron ti dhe mos më thuaj mua ashtu… SPAK thotë që ai që mbron t’i ka marrë 3 milionë e gjysmë euro.

Ndreca: E dëgjon veten kur flet?

Shehaj: E ka thënë SPAK-u e ti e mbron.

Ndreca: Më thuaj përballë.

Shehaj: Përballë të kam.

Ndreca: E dëgjon veten kur flet?

Shehaj: E ka thënë SPAK-u dhe ti e mbron.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *