36,3% e votuesve shkodranë zgjedhin kandidatin e mbështetur nga Sali Berisha, Bardh Spahia në krye të bashkisë, nëse zgjedhjet e 6 Marsit do të mbaheshin sot. Kandidatja e Partisë Socialiste, Majlinda Angoni do të merrte më shumë vota (26,4%) se kandidati i Partisë Demokratike, Xhemal Bushati (9,9%). Një në katër (27,4%) votues është i pavendosur ose nuk do të dilte në votim nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot. Barometri i Euronews Albania pyeti qytetarët me të drejtë vote në Shkodër për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit dhe kandidatët për bashkinë e tyre.
Shkodranët që në zgjedhjet e fundit kanë votuar PD, sot mbështesin në mënyrë dërrmuese (70%) kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Bardh Spahia. 17% e tyre do të votonin kandidatin e PD, Xhemal Bushati. Rezultatet janë të anketës së Barometrit në Euronews Albania, kryer nga MRB dhe Data Centrum në bashkinë Shkodër, në datat 12-18 shkurt me 1000 intervista balle per balle ne familje.
Marrë nga Euronews