Categories
Uncategorized

Pas arrestimit Elsa Lilës i ndodh e papritura

Dy ditë më parë, lajmi se Elsa Lila është vënë në pranga në Itali bëri mjaft bujë. Këngëtarja ishte në mesin e 13 personave që trafikonin lëndë narkotike midis provincave të Viterbos dhe asaj të Romës.

Sipas La Repubblika këngëtarja ka patur rolin e financieres në grupin e trafikimit të lëndëve narkotike dhe ishte “e besuara” e kokave të grupit.

Arrestimi i këngëtares tronditi gjerësisht shqiptarët të cilët e njihnin këngëtaren si një figurë të pastër të skenës.

Por çfarë ndodhi papritur me shikimet në këngët e saj në YouTube.

Vihet re se këngëtares i janë shtuar më shumë se 10 mijë shikimi për secilën prej këngëve të saj që tashmë kishin mbetur në harresë për pjesën e mirë të publikut shqiptarë.

Categories
Uncategorized

Frrok Çupi parashikon skenarin e errët për Partinë Demokratike, bën deklaratën e papritur: Ja ç’ndodh nëse bashkohet

Analisti i njohur Frrok Çupi ka folur rreth situatës në Partinë Demokratike. Çupi është pyetur për qëndrimet inkoherente të liderëve të PD dhe anëtarëve të saj.

“PD e ka mbyllur ciklin e vet. Këta janë satelitë që kanë mbetur rreth saj”, shprehet Çupi duke nënkuptuar se PD nuk mund të rithemelohet.

“PD mbeti në memorien e njerëzve për arsyen e një kontributi. Ky kontribut nuk mund të mohohet”, ka shtuar më tej Çupi, duke thënë se PD ka bërë një vetëvrasje.

Çupi shprehet se nëse PD do të bashkohet do të bëhet një e keqe më e madhe.

Categories
Uncategorized

Japonia publikon foton dhe ngre alarmin: 4 anije luftarake ruse të ngarkuara me kamionë ushtarakë udhëtojnë drejt

Anijet luftarake ruse që kishin të ngarkuara kamionë ushtarakë u panë duke kaluar nëpër një ngushticë në Japoni dje në mëngjes, ndërsa mendohet se janë nisur drejt Ukrainës.

Ngushtica Tsugaru midis Detit të Japonisë dhe Oqeanit Paqësor ndan Honshu dhe Hokkaido, dy ishujt më të mëdhenj të vendit. Rusia ka pësuar humbje katastrofike, duke përfshirë deri në një të pestën e trupave të saj, duke nxitur spekulimet se Putini mund të dërgojë përforcime nga larg, shkruan Daily Mail. Mijëra raketa dhe qindra tanke dhe avionë thuhet se janë shkatërruar në luftë nga ushtria ukrainase. Po ashtu flitet se Rusia ka humbur 1,292 automjete në tre javët e para të luftimeve në Ukrainë, duke përfshirë 214 tanke, ndërsa Ukraina ka humbur 343.

Një foto e publikuar nga Ministria e Mbrojtjes e Japonisë në agjencinë e lajmeve Kyodo tregonte një luftanije ruse amfibe që transportonte kamionë ushtarakë. Një zëdhënës i qeverisë japonez tha: “Ne nuk e dimë se ku po shkojnë, por mendohet se do ikin drejt Ukrainës”. Aleatët e NATO-s kanë furnizuar me 20,000 armë antitank dhe armë të tjera Ukrainën, e cila prej 24 shkurtit po përballet me agresionin e forcave ushtarake ruse.

Categories
Uncategorized

I mbani mëri Bashës? Sali Berisha jep përgjigjen që nuk pritej

Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar se deputetët demokratë janë në negociata për të normalizuar Grupin Parlamentar të PD-së, duke nënkuptuar që edhe deputetët që u përjashtuan do t’i bashkohen sërish këtij grupi. Ai tha se po punon sa mundet dhe po dërgon mesazhe pajtimi në baazë e partisë.

I pyetur nëse i mban ende mëri Bashës, Berisha tha se ka ndjerë shumë keqardhje për atë që kryedemokrati i ka bërë vetes, por shtoi se Basha është dpeutet i PD-së dhe ka të drejtë të konkurojë në të gjitha forumet.

Përse i keni zbutur tonet ndaj Lulzim Bashës?

Zoti Basha tani është një deputet, të themi të vërtetën. Gjersa çdo deputet mesa di unë ka kërkuar dorëheqjen e tij, unë e quaj këtë një zhvillim shumë pozitiv për bashkimin e PD-së. Në këtë kontekst, zoti Basha është një deputet. Zgjidhje problemit i dhanë deputetët që kërkuan dorëheqjen e tij.

Ne jemi në negociata. Përpjekjet e të gjithëve janë për normalizimin e jetës së Grupit Parlamentar. Ne kemi vendosur nenin e fraksionit. Unë gjykoj se gjersa nuk u krijua një grup i dytë parlamentar, rruga më e mirë është normalizimi i këtij grupi. Unë po punoj sa mundem të dërgoj mesazhe pajtuese në bazën e partisë.

Sigurisht që kam ndjerë shumë keqardhje për atë që i bëri vetes. Ndaj meje, gjykoj se ai mori qëndrime që një njeri para se t’i merrte, duhet të pyeste veten se cilat ishin pasqyrimet e tij te vetja. Ndiej keqardhje për shumë gjëra që ai i ka lejuar vetes. E kam deklaruar, ai është deputet i Pd-së dhe ka të drejtë të konkurojë në të gjitha forumet.

Categories
Uncategorized

Arian Çani zbulon të vetmen mënyrë si mund të ik Basha: Ajo do t’i thotë dil nga shtëpia

Gazetari Arian Çani i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” ka komentuar faktin nëse duhet të dorëhiqet pse jo Lulzim Basha nga kreu i PD-së, gazetari Arian Çani, shprehu mendimin se nëse Basha nuk ikën, ka një mënyrë tjetër, përmes Gjykatës.

Sipas tij, Basha mban godinën dhe siglën, dhe sipas tij, nuk do ia lë godinën as përkrahësve të tij.

“Duhet të vetëdijesohemi se sot nuk po flasim për PD e para 6 marsit, po po flitet për një PD tjetër.

Tani unë them se të gjithë këta deputetë që sot kërkojnë kokën e Bashës, jo se e duan, ata e duan sepse Basha e ka përveç siglës që e ka 10% që është godina, pse tua lë ai godinën, Dumës, Alibeaj, Tabakut, por nëse Basha nuk ikën, ka një mënyrë që ta heqin, është Gjykata, ajo do ti thotë dil nga shtëpia. Po ta marrin këta godinën, ju mendoni se do të fitojmë më shumë sesa Berisha në zgjedhjet tjera, atëherë e kuptoni që jemi jashtë loje”, tha Çani.

Categories
Uncategorized

E arrestuar për trafik droge, gazetarja e njohur jep detaje si nisin hetimet për Elsa Lilën: Ja çfarë shkruajnë prokurorët italian për këngëtaren shqiptare

Gazetarja Alba Kepi në një intervistë televizive, ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e këngëtares Elsa Lila e cila akuzohet si pjesëmarrëse në një grup kriminal me aktivitet në trafikun e drogës, magazinimin e tregtimin e drogës.

Më tej Kepi tha se hetimet për Lilën nisën pas arrestimit të njërit të anëtarëve të bandës drogës, ku dhe ishte e përfshirë dhe këngëtarja.

Ajo tha se në përgjime u zbulua se kreu i bandës së trafikut të drogës Arindi Boci ka marrë 25 mijë euro para nga Elsa Lila, në mënyrë që të mbronte personin e arrestuar.

Sipas gazetares këto para janë marrë nga arka që i ishte besuar Elsa Lilës.

Alba Kepi: Hetimet për këngëtaren shqiptare kanë nisur pas arrestimit të një prej anëtareve të bandës. Kjo bandë kërkonte që të kishte në zotërim një shumë parash për të mbuluar shpenzimet e asistencës legale për të mbrojtur personin e arrestuar. Në këtë moment në përgjime del emri I këngëtares shqiptare. Nga ky moment nisin hetimet ndaj saj. Në këto hetime shfaqet bindja se kreu i bandës Arindi Boci shprehet se ka marrë tek Elsa 25 mijë euro për të mbuluar këto shpenzime.

Sipas dosjes hetimore të Prokurorisë së Romës, akuza ndaj këngëtares shqiptare është pjesëmarrje në një grup kriminal me aktivitet në trafikun e drogës, magazinimin e tregtimin e drogës.

“Elsa Lila në cilësinë e pjesëmarrëses në këtë grup kriminal, ndiqte direktiva e grupit e përdorej si rojtare e këshilluese e të ardhurave të aktivitetit ilegal, si dhe të librit të kontabilitetit të grupit. Ajo ofronte strehim Arindi Boci, kreut të këtij grupi trafikantësh, në fazën përfundimtare të hetimeve për t’i shpëtuar kontrollit policor.

Prokurorët italianë shkruajnë se “Elsa Lila, ishte pjesëmarrëse e aktivitetit kriminal të këtij grupi që trafikonte lëndë narkotike, dhe pse në aparendë me rol minimal, faktikisht nuk merrte pjesë në operacionet e transportit, trafikimit e tregtimit , magazinimit të drogës, por shfaqej si ruajtëse e arkës e kontabiliteit të grupit kriminal e besuar nga kreu i saj, Arindi Boci.

Categories
Uncategorized

Ish-ministri i Berishës tregon planin e Yuri Kim: I ka bërë llogaritë gabim me Bashën. Do ketë pasoja të rënda!

Ish-ministri Arben Imami u shpreh se ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, do një opozitë të tredhur si ajo e Lulzim Bashës.

Arben Imami deklaroi se Lulzim Basha është mbështetur haptazi, por kjo mbështetje e SHBA ndaj Bashës janë llogari të bëra keq dhe me pasoja të rënda.

“Ka një çështje jashtëzakonisht serioze me ligjin në SHBA. Mbështetja e Bashës është një kalkulim i keq dhe i dobët me pasojë të rënda për të gjithë.”-tha Imami.

Categories
Uncategorized

PRAPASKENAT/ Zbulohet posti që Basha i ka kërkuar Berishës me ndërmjetësimin e Brok

Deputeti Flamur Noka zbardhi bisedën mes eurodeputetit Brok dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Noka tha se Brok i kërkoi Berishës që të vendosë Lulzim Bashën kryetar të Komisionit të Integrimit.

Pjesë nga debati:

Noka: Të jem i sinqertë e ka takuar për kortezi për shkak të njohjes së vjetër. Dikur zoti Brok ka qenë mbështetës i PD në PE, ka kontribut në opozitën e parë të PD-së, për këtë gjë Berisha e ka takuar dhe pranoi ta takojë. Pse duhet të vijë një mik i zotit Basha të lobojë. Berisha njeh vetëm miq politikanë, jo underground.

Xhafo: Çfarë i tha zotit Brok zotit Berisha?

Noka: Zotit Brok i ka kërkuar zotit Berisha që z.Basha të jetë kryetar i një komisioni dhe të respektohet.

Vangjeli: Të jetë kryetar i Komisionit të Integrimit. Shpresoi të bëhej kryeministër i Shqipërisë dhe tani me ndihmën e lobistit të tij kërkon të bëhet

Noka: Po përdor mikun e tij për të përfituar kohë.

Categories
Uncategorized

Arian Çani zbulon se nga kush frikësohet Edi Rama: Më shumë se kush do tjetër

Gazetari Arian Çani thotë se më shumë se kujtdo tjetër në opozitë, kryeministri i frikësohet Berishës.

Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Çani tha se zgjedhjet e fundit treguan forcën e Berishës.

“Ne sot është e thjeshtë të flasim për rikthimin e Berishës. Ai nuk po rikthehet, këtu ka qenë. Luli ka qenë atje që ai thjesht të qetësohej pas humbjes. 6 marsi na e vërtetoi këtë. Ajo është partia e Berishës. Ai është më i vjetër në moshë, por është këtu sërish pasi e kryqëzuan. Mendoj se Edi Rama ka më shumë frikë atë se cilindo tjetër”, tha Çani.

Categories
Uncategorized

Basha President? Blendi Fevziu tregon ç’ po ndodh në Partinë Demokratike dhe komenton lajmin që bëri bujë: Skandal nëse do të ishte e vërtetë. Kam informacione se

Gazetari Blendi Fevziu, gjatë një interviste që ka zhvilluar për rubrikën “Milori Live” është shprehur se nga persona pranë Lulzim Bashës ditën e sotme është hedhur ideja e një negocimi ndërkombëtar për ta bërë Bashën President që të lirohet PD.

Fevziu u shpreh se personalisht kjo gjë i duket e sajuar dhe shtoi se nëse do të ishte e vërtetë atëherë do të ishte skandal.

Ndër të tjera, Fevziu u shpreh se nuk mendon se do të ketë një pajtim Basha-Berisha. Sipas gazetarit, filozofia e Bashës është që t’i tërheqë gjërat zvarrë dhe kurrë nuk merr vendime.

“Nuk e besoj. E para, gjithë kjo që po ndodh në Partinë Demokratike është në stilin e Lulzim Bashës në mënyrën si funksionon që i tërheq gjërat zvarrë dhe nuk merr kurrë vendime. Ky ka qenë problemi më i madh i Bashës me përjashtim të nja dy vendimeve radikale dhe ky ka qenë shkaku që gjithmonë njerëzit kanë menduar që ka qenë ndikimi i Berishës i cili ka qenë njeri vendimmarrës në raport me Bashën. Basha ka pasur filozofinë, nuk është e gabuar kjo, është një filozofi lëri gjërat, shtyji sa më shumë kohë, lëri se zënë vetë vendin e tyre, por mos u bëj protagonist për të vënë kufirin ti. Kjo ka qenë filozofia e Bashës, ky ka qenë stili i Bashës vazhdimisht në politikën shqiptare. Ndryshe nga liderë karizmatikë që marrin vendime, Basha ka qenë lëri të rrjedhë dhe mos merr një vendim derisa ta gjejë veten rrugës. Në këtë dejtim po shkon. Ka pasur jo negocim, por një vizitë që është kuptuar si negocim. Mua nuk më rezulton, por nuk kam shumë informacione të Elmar Bork-ut që ka ardhur dhe takuar faktorë si kontestues të Bashës si mbështetës të Bashës përfshirë zotin Basha dhe Berisha. Kam disa informacione, por derisa nuk i kam të konfirmuara personalisht nuk mund t’i ndaj. Ndërkohë që sot nga njerëz pranë zotit Basha, por gjithmonë pranë, nuk kemi informacion nga burimi, është hedhur ideja ose ka pasur kontakte duke thënë që shiko, po shihet mundësia e një negocimi ndërkombëtar për ta bërë Bashën President në mënyrë që ta heqin nga PD. Kjo është një pikëpyetje tjetër nëse është e vërtetë apo jo. Mua personalisht më duket e sajuar sepse nuk mund të negociohet me një njeri që ka humbur çdo gjë për ta çuar President vetëm për të liruar PD.

Kjo mendohet si një “soft exit” në mënyrë që të mos ketë probleme. Kjo pastaj do ishte skandaloze nëse ky negocim do ishte i vërtetë. Dyshoj që të jetë i vërtetë. Nëse do ishte i vërtetë do të ishte skandal sepse do ta konsideronte Presidencën e Republikës si një plaçkë tregu që i jepet një njeriu thjesht për të mos prishur atë establishmentin e brendshëm”, tha Fevziu.