Kryeministri Edi Rama vizitoi zonën e konfliktit në Ukrainë gjatë presidencës së OSBE rreth dy vite më parë, aty ku sot është një nga zonat më të nxehta të luftës Rusi-Ukrainë.
Rama tha se edhe gjatë vizitës së tij, situata ishte “surreale”, me ndryshimin e vetëm që ishte jo një film por një realitet.
“Patëm presidencën e OSBE, dhe faktikisht ishte një situatë absolutisht e tensionuar, kemi shkuar në zonën e konfliktit, aty ku ndahen të dyja anët, dhe ku fillon zona e atyre të ashtuquajtura dy republika të saponjohura nga Putini, ishte një situatë si ato filmat e Hollivudit, situatë surreale, me ndryshimin që s’ishte film por realitet”, tha Rama në emisionin “Opinion”.