Categories
Uncategorized

Volodymyr Zelensky, Teresa May dhe Edi Rama/ Politikanët që kanë sfiduar kostumin zyrtar në…(VIDEO)

Elokuenca për të mbajtur një fjalim në foltoren e Kuvendit apo në konferenca të rëndësishme, kalon në plan të dytë në skena spektakli apo në pista kërcimi.

Ashtu siç bëjmë të gjithë gjëra të përditshme apo të zakonshme, duket se për politikanët është pikërisht vallëzimi spontan një rrugë e dobishme për t’i treguar botës se janë njësoj si ne.

Ja disa nga politikanët e njohur në Shqipëri dhe në botë, që provuan sfidat e kercimit

Kryeministri Edi Rama ka mbaruar studimet e tij për pikturë, ndaj dhe shpesh herë e ka gjetur veten të përfshirë në disa punë artistike. Veç pikturës që e ushtron në kohë të lirë, Rama dikur ka kënduar me grupin “West Side Family” këngën “Tirona” e cila u bë e famshme dhe u këndua nga të gjithë në atë kohë.

Po që Rama ka marrë pjesë në një spektakël kërcimi si “Dancing With the Stars” dhe ka kërcyer aty para jurisë dhe publikut me moderatorin e atij programi asokohe, Alketa Vejsiu e keni ditur?

Në edicionin e parë të “DWTHS”, Alketa Vejsiu e cila bashkëprezantonte me Gent Zotaj, ka performuar me kryeministrin e tanishëm të Shqipërisë, Edi Ramën, që në atë kohë ishte drejtues i opozitës.

Se si kërcen Edi Rama këtë pastaj gjykojeni vetë, ne po ju rikujtojmë edhe njëherë videon

Para tre vitesh Volodymyr Zelenskyy luante rolin e një presidenti në një komedi të njohur televizive, por sot ai është presidenti i Ukrainës dhe po përballet me fuqinë e frikshme ushtarake të Rusisë.

Si produkt i industrisë së argëtimit, ai ka marrë vëmendjen e shumë njerëzve nga mbarë bota që nuk e njihnin para sulmit të Rusisë. Një nga gjërat që kanë zbuluar fansat e tij në internet është edhe pjesëmarrja e Zelenskyt në sezonin e parë të “Dancing With the Stars” të Ukrainës. Kreu i shtetit ukrainas mes të tjerash është edhe një kërcimtar shumë i mirë pasi ka fituar vendin e parë në këtë kompeticion.

“Kështu që me sa duket Zelenskyy fitoi versionin ukrainas të Dancing With the Stars në 2006 dhe videoja është edhe më e mirë se çfarëdo që po imagjinoni”, shkroi një person në Twitter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *