Gjykata e Tiranës ka lënë fuqi pezullimin nga detyra të kreu të FSHF, Armand Dukën, ndërsa i njëjti vendim është marrë edhe për drejtuesit e tjerë Ilir Shulku, sekretari i përgjithshëm dhe Ardian Haçin, kryetar i Shoqatës Tirana.
Gjykata pezulloi nga detyra dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, Ardian Haçin. Arsyeja lidhej me përgatitjet që Duka, Shulku dhe Haçi, po bënin për organizimin e Asamblesë së 2 Marsit në kundërshtim të ligjit dhe pesë vendimeve të dhëna nga Gjykata javën e kaluar.
Sipas Prokurorisë, pas hetimeve ka rezultuar se në disa nga dosjet e ekipeve ka një numër më të vogël lojtarësh të federuar krahasuar me atë të deklaruar në sistemin “Comet” sistem i cili është sistemi që merret për bazë në lidhje me gjenerimin e të dhënave zyrtare për numrin aktiv të lojtarëve të federuar.
Ndërkohë, dy ditë më parë me gjithë vendimin e Gjykatës së Tiranës që pezulloi Asamblenë e Zakonshme Zgjedhore të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka mblodhi institucionin që organizon zgjedhjet për kreun e Federatës, proces në të cilin Duka kërkon një mandat të gjashtë. Në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit, Duka propozoi shtyrjen e zgjedhjeve për kreun e ri të FSHF-së dhe anëtarët e komitetit ekzekutiv, nga data 2 mars, për në 15 mars. Të 41 anëtarët me të drejtë vote në sallë, dhanë aprovimin për propozimin e Dukës.