Analisti Andi Bushati ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka komentuar zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen të dielën në gjashtë bashki të vendit.
Sipas Bushatit, kandidatët e Lulzim Bashës do të dalin të fundit.
Madje Bushati vuri dhe bast në studio, ku tha se nëse njëri prej tyre del i dyti, ai nuk shkel në emision.
“Nëse një nga kanditatët e Bashës del i dyti unë nuk dal më në këtë studio. Një kandidat po doli…”, u shpreh Bushati.