Mediat ruse janë duke përhapur lajmin se presidenti i Ukrainës Volodomyr Zelensky është larguar nga vendi dhe ndodhet në Poloni.
Këtë e bëri të ditur presidenti i Dumës ruse Vyacheslav Volodin në kanalin e tij në Telegram, sipas raporteve të agjencisë së lajmeve ruse TAS.
“Zelensky u largua nga Ukraina dhe shkoi në Poloni”, citohet të ketë thënë Vyacheslav Volodin.
Nuk ka asnjë konfirmim nga pala ukrainase. Sic shkruan “”Tgcom”, ndoshta përhapja e lajmit nga Moska ka ndodhur pikërisht për të nxjerrë Zelenskyn me një reagim me videomesazh, siç ka ndodhur ditët e fundit ku ai i është drejtuar qytetarëve dhe ndërkombëtarëve përmes rrjeteve sociale.