Gazetari Arjan Çani deklaroi se lufta në Ukrainë ka shpërqëndruar shqiptarët nga zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.
Çani tha se kjo luftë i ka zbehur zgjedhjet sepse vëmendja edhe e shqiptarëve, është e përqëndruar tek ngjarjet e luftës.
Sipas tij, në raste të tilla kjo favorizon pushtetin që mund të bëjë manipulime.
“Ky elementi i luftës e bën mediatikisht dhe për opinionin, ka zbehur gjithçka. Jam kurioz të di, i bie dita e 11 e luftës.
Ka rënë vëmendja, këtu manipulimet apo ndërhyrjet në zgjedhje nuk do të bien në sy. Do të thotë, në këtë situatë kur nuk e ka mendjen askush imagjino cfarë mund të behet.
Kjo gjë është minus në këto zgjedhje. Në raste të tilla përfiton më shumë pushteti”, tha Çani.