Categories
Uncategorized

Lulzim Bashën e braktisin të gjithë, nuk gjen dot komisionerë

Lulzim Basha po rrezikon zgjedhjet e pjesshme vendore të ditës së nesërme, 6 mars, ku KQZ ka nxjerrë njoftim që thekson se në limitet e afateve ligjore, Lulzim Basha, nuk ka komisionerë për të dielën dhe po kërkon t’i zëvendësojë me aplikantë të tjerë.

Aplikantët e tjerë janë komisionerët e Edi Ramës.

SYRI tv ka siguruar dokumentin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku theksohet se komisionerët e caktuar nga Lulzim Basha nuk janë banorë të zonave ku do të ketë zgjedhje të pjesshme, pra të bashkive Shkodër, Durrës, Vorë, Lushnje, Rrogozhinë dhe Dibër.

Kjo tregon se Basha nuk ka as komisionerë për organizimin e zgjedhjeve, e jo më votues për kandidatët e tij.

Në këtë drejtim, Lulzim Basha duke u futur në këto zgjedhje, ku nuk përmbush as kriterin më të rëndësishëm të Kodit Zgjedhor, atë të caktimit të anëtarëve të komisioneve të votimit dhe numërimit, po rrezikon të gjithë procesin e ditës së nesërme.

Shpresa e fundit e Bashës është që komisionerët t’ia caktojë Rama nëpërmjet KQZ./Syri tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *