Categories
Uncategorized

Presidenti është arratisur nga Ukraina? Zelensky publikon videon dhe zbulon ku ndodhet

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka hedhur poshtë disa pretendime se ai ishte arratisur nga Ukraina. Për t’i mbyllur gojën të gjithëve ai ka postuar një video në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, ku shprehet se nuk ka ikur nga kryeqyteti.

“Çdo dy ditë dalin informacione se unë kam ikur diku. Kam ikur nga Ukraina, nga Kievi, nga zyra ime. Siç mund ta shihni, unë jam këtu në vendin tim, Andriy Borisovich (Yermak) është këtu. Askush nuk ka ikur askund. Ne jemi duke punuar. Na pëlqen vrapimi, por tani nuk kemi kohë për këtë, për ushtrime të ndryshme kardio”, tha ai me shaka. “Puna, lavdi Ukrainës.”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *