Categories
Uncategorized

Flamur Noka shpërthen ndaj Jorida Tabakut: E pafytyrë, Brava ja ka lënë Ramës me marrëveshje administrimin e procesit zgjedhor

Deputeti demokrat Flamur Noka, i është përgjigjur Jorida Tabakut, e cila tha se komisionerët e PD nuk janë pranuar nga KZAZ, duke bërë përgjegjëse PS-në dhe ‘Shtëpinë e Lirisë’.

Noka deklaroi se ajo s’ka fytyrë, nuk skuqet e as nuk zverdhet, pasi është përfaqësuese e Lul Bravës që ja ka lënë administrimin e procesit zgjedhor me marrëveshje Edi Ramës.

Ndër të tjera, Flamur Noka u bëri thirrje qytetarëve të Vorës, të shkojnë të votojnë deri në orën 19:00 ndërsa theksoi se do t’i fitojnë të gjitha bashkitë.

“Duhet të mos kesh fytyrë, duhet që të mos skuqesh dhe të mos zverdhesh, duhet të jesh përfaqësues i Lul Bravës që pasi ja lë gjithë procesin e administrimit zgjedhor me marrëveshje Ramës dhe të dalësh të akuzosh ‘Shtëpinë e Lirisë’ e cila përfaqëson demokratët, opozitarët e regjimit dhe që konform ligjit është pjesëmarrëse në një proces demokratik dhe të detyrueshëm ligjor.

Askush s’mund të thotë që ‘Shtëpia e Lirisë’ është pjesë e atyre që thonë përfaqësuesit e Bravës. Të gjithë e dinë se përfaqësuesit e Bravës ka 24 orë që nuk kanë sjellë përfaqësues në komision. S’mund të jetë komisioner asnjë individ që nuk është banor i bashkisë. Do të thotë që ka patur kohë shoqata e bravave për të caktuar komisioner por mendoni në çfarë mjerimi janë. Nuk gjejnë dot komisionerë dhe duan vota“,-tha Noka.

Ndër të tjera, anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Flamur Noka, tha se të gjithë përfaqësuesit e koalicionit opozitar ‘Shtëpia e Lirisë’ po mbajnë shënime dhe do të denoncojnë të gjitha parregullsitë të cilat kanë hasur gjatë procesit të votimit.

Sakaq, Noka deklaroi se pjesëmarrja e ulët në votime vjen si pasoje e shpopullimit dhe keqqeverisjes.

“Të kontribuojmë për një proces demokratik. Janë të ndërthurura problemet për pjesëmarrjen e ulët. I bëj thirrje të gjithë banorëve të Vorës të votojnë. Keqqeverisja ka efektet e saj ku një pjesë e mirë janë të zhgënjyer. Ka efekte edhe shpopullimi. Vora është si një vend që ngjason me Ukrainën, a thua se këtu është bërë luftë. Përgjegjës është regjimi, Edi Rama dhe qeveria e tij që kanë shkatërruar këtë qytet”.-tha Noka.

Sakaq, Noka tha se ‘Shtëpia e Lirisë’ do të fitojë në të gjitha bashkitë.

“S’ka qytetar të lirë të pranojë regjimin apo shoqatat e bravave si patericë të regjimit”.-tha Noka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *