Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike është shprehur e shqetësuar se menaxhimi i termocentralit bërthamor ka rënë në duart e rusëve. Sipas kësaj agjencie, stafi në termocentralin bërthamor në Zaporizhzhia të Ukrainës ndodhet nën urdhrat e komandës ruse që prej javës së kaluar.
“Jam jashtëzakonisht i shqetësuar”, tha në një deklaratë shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, duke shtuar se forcat ruse kishin ndërprerë disa rrjete celulare dhe internetin, duke komplikuar komunikimin me termocentralin.
“Drejtuesit dhe stafi duhet të lejohen të kryejnë detyrat e tyre jetike në kushte të qëndrueshme pa ndërhyrje ose presion të jashtëm të panevojshëm.”