Categories
Uncategorized

Kandidati i Partisë Socialiste në Dibër nuk voton dot për veten e tij, kjo është arsyeja

Kandidati për bashkinë e Dibrës, Rahim Spahiu, nuk ka ushtruar dot të drejtën për ti dhënë vetes një votë në zgjedhjet e sotme.

Ai i ishte drejtuar gjykatës për të bërë shpërnguljen e pasaportizimit, por kërkesa i është refuzuar nga gjykata. Por mos dhënia e vendimit të gjykatës ka ndikuar që kandidati i PS-së, Rahim Spahiu nuk voton pasi është me vendbanim në Tiranë.

Dibra është qyteti ku ka një pjesëmarrje të lartë të votuesve. Shifra e pjesëmarrjes ka shkuar mbi 38%.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *