Categories
Uncategorized

Zelensky jep mesazhin e fortë: Rezistoni, ky shans vjen një herë në jetë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka vijuar të mbajë të njëjtin qëndrim që nga dita e parë e luftës së nisur nga rusët ndaj popullit të tij. Përmes një mesazhi të fundit ai i ka bërë thirrje popullit të tij që ta vazhdojë rezistencën ndaj përpjekjeve ruse për pushtim.

Ai ka vlerësuar rolin e civilëve ukrainas dhe luftëtarëve që po rezistojnë. Zelensky ka thënë se kjo është një kohë e veçantë për Ukrainën dhe është një mundësi jetësore për secilin që të rezistojë.

“Ukrainas që gjendeni në qytetet ku ka hyrë armiku, sulmoni”, ka shkruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *