Kryedemokrati Lulzim Basha reagoi sot në një prononcim për mediat për disfatën e pësuar në zgjedhjet e 6 marsit. Kandidatët e PD-së, përveç Rrogozhinës, kanë dalë të tretët në 5 bashkitë e tjera, ndërsa sipas Bashës kjo ka ardhur për shkak se populli nuk mori pjesë në votime se ka humbur besimin.
Basha është pyetur për procedurat që do veprojë tani, pas kësaj humbje. I pyetur nëse do të hap rrugën për një lidership të ri në PD, Basha ka theksuar se nuk është koha për t’iu larguar përgjegjësive megjithatë nuk ka preferuar të tregojë procedurat.
“Nuk kam ardhur këtu për të treguar procedurat. Nuk është koha të largohemi përgjegjësive. Por përgjigja jonë është një reformë edhe më e thellë. Do krijohen instrumente për mendimin e lirë dhe tu ofrojmë njerëzve një shpresë, platformë dhe për ta nxjerr vendin nga kriza. Kemi shumë faktorë, që kanë vendosur të investojnë kundër interesit publik.”, u shpreh kryedemokrati.
Basha mes të tjerash ka theksuar se mungesa e pjesëmarrjes në zgjedhje ka treguar situatën e vështirë.