Si rrallëherë Partia Demokratike në Shkodër, në qendrën e votimit numër 118, në Breg të Lumit, në Shalë, nuk ka marr asnjë votë.
Sipas KQZ-së, asnjë votues nuk i besoi votën kandidatit demokrat Xhemal Bushati. Rezulton se as vetë komisioneri i PD-së, nuk ka votuar për partinë e tij, duke ngjallur kështu dyshime.
Për Bashkinë e Shkodrës, gara është më e fortë se në 5-së bashkitë e tjera. Bardh Spahia i “Shtëpisë së Lirisë” udhëheq garën me një diferencë prej 1900 votash nga kandidatja socialiste Majlinda Angoni dhe me mbi 11 000 vota nga kandidati i PD-së, Xhemal Bushati.