Categories
Uncategorized

Para një viti ka rënë pre e një sulmi të dhunshëm/ Kush është emri i njohur, i besuari i Partisë Socialiste që fitoi me rezultat rekord

Partia Socialiste zyrtarizoi më 28 janar të këtij emrat e 5 kandidatëve në garën për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen në 6 bashki të vendit, ku për Bashkinë e Rrogozhinës vendosi për emrin e Edison Memollës.

Ky i fundit do t’ia shpërblente besimin selisë rozë, pasi nga rezultatet e zgjedhjeve të djeshme rezultoi se, Memolla mori besimin e 5401 qytetarëve të Rrogozhinës, ose 60.3% duke siguruar një fitore bindësi.

Në vend të dytë pasi Memollës u rendit kandidati i Lulzim Bashës, Ferdinand Saraçi me 1959 vota, dhe i treti Hekuran Xhani i ‘Shtëpisë së Lirisë’ së Sali Berishës me 1594 vota. Kjo është e vetmja bashki ku Lulzim Basha e ka mundur Sali Berishën.

Kujtojmë se Memolla ka rënë pre e një sulmi të dhunshëm ndaj tij në 26 prill të vitit të kaluar, një ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit, teksa është dhunuar nga disa persona të paidentifikuar jashtë ambienteve të KZAZ numër 43 në Rrogozhinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *