Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Burime bëjnë të ditur se në këtë mbledhje është vendosur që të votohet pro rezolutës kundër agresionit rus mbi Ukrainën.
Mësohet se mbledhja nuk ka përfunduar plotësisht, por është shtyrë në kohë për shkak të mbledhjes së Kuvendit. Sapo të mbarojë seanca, anëtarët e grupit do të mblidhen për të diskutuar mbi rezultatin e zgjedhjeve.