Categories
Uncategorized

Përplasje në Durrës, militanti i “Shtëpisë së Lirisë” qëllon komisionerin e Bashës, dhëndri i Berishës rrihet me qytetarët në Spitallë dhe i marrin celularin

Qytetarë të bashkive, Vorë, Shkodër, Durrës, Rrogozhinë, Dibër dhe Lushnjë, iu janë drejtuar dje Qendrave të Votimit, për të zgjedhur krerët e rinj të bashkive respektive. Procesi i votimit startoi në orën 07:00 dhe përfundoi në orën 19:00, ndërkohë që u shënuan edhe disa incidente. Kështu fillimisht incidenti i parë ka ndodhur në qendrën e votimit 1499/1 në lagjen nr 8 të Durrësit, teksa një komisioner në një Qendër Votimi është qëlluar nga një militant i “Shtëpisë së Lirisë” të Sali Berishës dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Komisioneri është i Partisë Demokratike, ndërsa si pasojë e këtij konflikti procesi është pezulluar për pak minuta dhe më pas ka rifilluar. Në garë për kryetar bashkie në Durrës, janë Emirjana Sako nga Partia Socialiste, Luan Hoti nga Partia Demokratike dhe Ardian Muka nga ‘Shtëpia e Lirisë”, ndërsa të tre njëzëri u shfaqën optimist për fitore.

Dhëndri i ish-kryeministri bën përplaste fizikisht

Por gazeta mësoi se një tjetër incident është regjistruar në zgjedhjet e pjesshme vendore sërish në qarkun e Durrësit. Mësohet se pas përplasjes në lagjen 8 të qytetit mes komisionerit të PD-së dhe përfaqësuesve të foltores, i njëjti incident është përsëritur edhe në zonën e Spitallës në Durrës. Këtë herë në përplasjen fizike, ka qenë dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, i cili është goditur me grushta në ambientet e shkollës. Shkaqet e përplasjes ishin të paqarta, ndërkohë që vetë zoti Malltezi ka reaguar për mediat, teksa ka dhënë versionin e tij. Ai u shpreh se shkoi në Spitallë pas informacioneve se militantë të PS po u bënin presion zgjedhësve. “Nuk behet fjalë për goditje, por më morën telefonin dhe me fshinë videot”, ka thënë Malltezi.

Simpatizant i Berishës”, godet sekretarin e PS

Është shënuar një incident në procesin zgjedhor në Dibër. Policia bën të ditur se ka shpallur në kërkim K. F., 40 vjeç, banues në njësinë Administrative Melan, Dibër. Ndaj tij, sipas uniformave blu është bërë kallëzim nga Q. S., 56 vjeç, banues në njësinë Administrative Melan, Sekretar i Komisionit të qendrës së votimit nr 1132. Sipas tij, 40-vjeçari e ka goditur me mjete të forta jashtë ambienteve të kësaj qendre votimi. “Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u bë shpallja në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e shtetasit K. F., 40 vjeç, banues në njësinë Administrative Melan, Dibër. Ndaj këtij shtetasi ka bërë kallzim shtetasi Q. S., 56 vjeç, banues në njësinë Administrative Melan, (Sekretar i Komisionit të qendrës së votimit nr 1132), se jashtë ambienteve të kësaj qendre e ka goditur me mjete të forta. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Kanosja apo dhunimi i pjesëmarrësve në zgjedhje””, thuhet në njoftimin e Policisë. Nga ana tjetër dje u mbyll votimi në Bashkinë Shkodër. Procesi i numërimit të votave pritet të nis sot në mesnatë. Por ndryshe nga Durrësi dhe disa Bashki të tjera, moti i keq e ka bërë të pamundur zhvillimin e zgjedhjeve në 3 qendra votimi në Shkodër. Shkak i anulimit të zgjedhjeve u bë dëbora e dendur, që pamundësi dërgimin e materialeve zgjedhore e po ashtu as komisionerët nuk mundën të shkonin për të hapur procesin e votimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *