Bardh Spahia, kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për kreun e bashkisë së Shkodrës ka avancuar brenda dy orëve me më shumë se 300 vota përpara kandidates së PS-së, Majlinda Angonit.
Beteja midis tyre po vazhdon të bëhet më e ashpër, ndërkohë që Spahia e la lënë thuajse me turp kandidatin e zgjedhur nga Lulzim Basha, duke e kapërcyer me thuajse 9500 vota.
Deri në orën 9:00 kur KQZ nxori të dhënat e fundit për 172 kuti të numëruara nga 250 në total, Bardh Spahia ka siguruar 14,680 vota ose 44,65%.
Majlinda Angoni e PS ka marrë 13,029 vota ose 39,63%.
Xhemal Bushati i grupimit të Bashës, 5,168 vota ose 15,72%.