Categories
Uncategorized

Rama fiton 3 bashkitë e para/ Çfarë po ndodh me numërimin e votave në Shkodër, Durrës dhe Dibër. Zbardhen rezultatet e 3 kampeve

Kur kanë kaluar pothuajse 17 orë nga mbyllja e procesit të votimit në zgjedhjet e pjesshme lokale, në 3 nga 6 Bashkitë ka përfunduar numërimi i votave, dhe tashmë dihen edhe emrat e fituesve.

Socialistët kanë mundur që të mbajnë pushtetin në 3 bashki, konkretisht në atë të Vorës, Rrogozhinës dhe Lushnjes, ndërkohë që në 3 bashki të tjera vijon procesi i numërimit të votave.

Bashkia më me interes, të paktën nga rezultatet e deritanishme, është ajo e Shkodrës, ku Bardh Spahia, kandidat i Shtëpisë së Lirisë është duke kryesuar me afro 2 mijë vota, në krahasim me kandidaten e PS që renditet në vendin e dytë.

Bashkitë ku vijon ende numërimi:

SHKODËR-200 kuti të numëruara nga 250 në total:

Bardh Spahia, Shtëpia e Lirisë, 16787 vota, 44.8%

Majlinda Angoni, PS, 14 783, 39.4%

Xhemal Bushati, PD 5928, 15.8%

DURRËS- 292 kuti të numëruara, nga 337 në total

Emiriana Sako , PS, 33 820 vota, pse 58.1%

Ardian Muka, Shtëpia e Lirisë, 17 224 vota, pse 29.6%

Luan Hoti, PD, 7129 vota, 12.3%

DIBËR- 91 kuti të numëruara nga 101 në total:

Rahim Spahiu, PS, 12838 vota ose 61.9%

Premtim Kryemadhi, Shtëpia e Lirisë, 4223 vota, ose 20.1%

Luan HakA, PD, 3872 vota, ose 18.4%

Bashkitë ku u mbyll numërimi:

Vora, u shpall fitues Blerim Shera, PS.

Rrogozhina, u shpall fitues Edison Memolla, PS.

Lushnja, u shpall fituese Eriselda Sefa, PS.

Në Vorë, në vendin e dytë u rendit kandidati i Shtëpisë së Lirisë, Lulzim Vrana, njësoj si edhe në Lushnje, me Elton Banon në vendin e dytë, ndërkohë që në Rrogozhinë, në vendin e dytë u rendit kandidati i Partisë Demokratike Ferdinand Saraçi.

Rrogozhina është e vetmja bashki, që të paktën derimë tani, PD e Lulzim Bashës është renditur në vendin e dytë dhe jo të tretë, siç po ndodh në 5 Bashkitë e tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *