Pas humbjes së zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit kanë nisur debatet brenda Partisë Demokratike. Kërkesa e disa prej deputetëve është që Lulzim Basha të jap dorëheqjen.
Mbrëmjen e djeshme të ftuar në emisionin ‘Log’ analistët Lorenc Vangjeli, Agim Baçi, Lola Cerku dhe diplomatit Agim Nesho, u pyetën se kush mund të jetë pasuesi i Bashës në PD, nëse ky i fundit largohet.
Pjesë nga debati:
Xhafo: Kush nga këta mund të jetë zëvendësuesi i Bashës: Jorida Tabaku, Grida Duma, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi, Tomorr Alizoti apo Ervin Salianji?
Cerko: Bylykbashi. PD-së i duhet një person që i njeh. Një nga emrat që shoh si nga figurat aktuale që mund të bëjë një ndryshim Bylykbashin. Në një moment jo të largët mund të shihja dhe Këlliçin.
Nesho: Bylykbashi më duket serioz, por ata duhet të gjejnë zgjidhje brenda vetes.
Baçi: Për asnjërin nuk hyhet ashtu. Mund të përmendësh edhe Alizotin. Lideri duhet të kalojë përmes një procesi që të fitojë besimin e publikut.
Vangjeli: Dilema që na dhe për të zgjedhur është më e madhe se ata të cilët shkojnë e luajnë me Kel Demin apo Edi Ogën, kur duhet të zgjedhin kutinë. Zgjidhjen unë e shikoj ndryshe, më shumë se emri i përveçëm PD ka nevojë për identikitin. Fillimisht ka nevojë për largime, për largimin e zotit Basha dhe zotit Berisha. Për shkak të gjendjes në të cilën ndodhet PD duhet që të kemi ‘Të parë mes të barabartëve’. Si fillim ata emra duhet të jenë në një komision për ta bërë PD-në nga fillimi, njësoj si PS kur kishte kryetarin në burg. Kjo është e vetmja mënyrë për të treguar se çfarë është gara. Ndër ata emra spikat Oerd Bylykbashi, jo se është një jurist i mençur, as thjeshtë se e duan amerikanët. Në listën tuaj do të zhvendosja emra, sipas një parimi duke menduar se si do të qëndronin përballë Edi Ramës.