Categories
Uncategorized

Lufta në Ukrainë, Rama në konferencë të jashtëzakonshme, zbardh VENDIMIN që ka marrë: Krijojmë Komitetin e Posaçëm për krizën

Në një konferencë të jashtëzakonshme këtë të martë, kryeministri Edi Rama ka njoftuar krijimin e një komiteti të posaçëm ndërministror për përballimin e pasojave të luftës.

“Për të informuar publikun lidhur me krijimin e një komiteti të posaçëm ndërministror për përballimin e pasojave të luftës. Ne nuk jemi në kushtet e një kërcënimi ushtarak, por jemi si të gjitha vendet e tjera të NATO-s edhe më gjerë, në kushtet e kërcënimit të përditshëm ekonomik.

Energjia është e palca e shtyllës kurrizore të të gjithë sistemit ekonomik. Ndërkohë që kërcënimi i thellimit të krizës energjetike vjen vetëm duke u rritur. Unë kam paralajmëruar atë që po vinte, por pa më shkuar ndërmend se lëvizja e lexueshme gjeopolitike e Rusisë për të ndikuar mbi çmimet në energji dhe hidrokarbure ishte preludi i një agresioni të armatosur.

Çmimi i brendit të naftës ka kërcyer dhe vazhdon të kërcejë me orë”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *