Categories
Uncategorized

Plas brenda selisë blu! Kandidati i PD shigjeton Grida Dumën: S’erdhe njëherë për fushatë, por vetëm për foto

Kandidati i PD për bashkinë Rrogozhinë, Ferdinand Saraçi i cili doli i dyti në renditje pas PS, tha se përgjegjësinë e humbje e ka vetë dhe jo Basha. Ai madje bëri me edhe deputetët e PD, ku asnjëri nuk i qëndroi në krahë gjatë fushatës, por vinin aty sa për foto dhe ikin.

“Kishim përballë edhe qeverinë edhe Foltoren. PS e Foltorja patën të deleguar që ndanin para. Ju më dërguat disa deputetë, por vetëm Dash Sula ka qenë në krah. Pati shitblerje të votës. Kanë pare e pushtet. Foltorja e dinte se nuk kishte shanse por vazhdoi me shantazhe e blerje votash. Nuk ke faj ti që humba Rrogozhinën, mbaj përgjegjësi vetë dhe duhet të jetë përgjegjësi edhe e deputetëve që ishin. Kërkojë llogari deputetët që nuk vinin për fushatë po për foto”, tha Saraçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *