Categories
Uncategorized

“Refuzoj të pranoj se nuk ka opsion përtej Bashës dhe Berishës”/ Një tjetër deputet i PD-së zbulon kërkesën që ka bërë mbrëmjen e djeshme në mbledhjen në selinë blu

Deputeti i PD-së Ferdinand Xhaferraj, përmes një postimi në rrjetet sociale bën të ditur se mbrëmjen e djeshme gjatë mbledhjes së grupit parlamentar ka kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës nga kreu i PD-së.

Reagimi i plotë i Ferdinand Xhaferrajt:

Mbrëmë, gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar, kam kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës nga posti i Kryetarit të Partisë Demokratike.

Alternativa që PD paraqet nën lidershipin e tij qartazi nuk është e pëlqyer as nga baza e partisë, as nga votuesit e djathtë, as nga elektorati gri.

Unë refuzoj të pranoj se Lulzim Basha nuk ka humbur asnjë garë. Po njësoj refuzoj të pranoj se PD është e ndarë ndërmjet Bashës dhe Berishës dhe s’ka opsion përtej tyre. Themelet e një opozite të vërtetë, siç e meritojnë demokratë dhe më gjerë, hidhen duke dalë së pari nga kurthi i kultit të individit.

Grupi Parlamentar i PD-së e ka kapacitetin dhe mbi të gjitha përgjegjësinë të prodhojë një lidership të ri që të nisë procesin e vështirë por shpresëdhënës të ringritjes së partisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *