Categories
Uncategorized

Tjetër deputete i del kundër Bashës: Jep menjëherë dorëheqjen!

Deputetja e PD-së në Krujë Merita Bakiu i bashkohet zërave të rinj brenda grupit parlamentarë të PD-së që i kërkojnë dorëheqjen Lulzim Bashës.

Sipas Bakiut, PD pësoi një humbje të tmerrshme, është e përçarë dhe ndoshta më keq se në vitin 1997.

“Ndodhemi në një situatë të vështirë, ndofta më keq se vitin 1997, për arsye se përveç humbjes së tmerrshme kemi dhe një PD të përçarë.

Në këtë moment po nuk morëm përgjegjësitë do te jemi dhe dëshmitarë të shkatërrimit përfundimtar. Nuk mund te fshihemi me pas siglës , anëtarësia dhe për më tepër votat popullore na treguan realitetin.

Përgjegjësia fillon së pari tek ju kryetar e më poshtë. PD shpëton duke u bashkuar dhe ky bashkim fillon me dorëheqjen tuaj dhe çuarjen ne zgjedhje të reja brenda PD ku bëjnë pjesë edhe anëtarët, miqtë e bashkëpuntorët që sot i janë bashkuar foltores.

Nuk bëhet fjalë për të gjetur fajtore, por për të marrë përgjegjësi e për të bërë zgjidhje.

Ja kemi borxh demokrateve bashkimin.” – deklaroi Merita Bakiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *