Categories
Uncategorized

Adriatik Lapaj “shpërthen” në protestën kundër rritjes së çmimeve në vend: Çfarë dreqin po bëhet në këtë vend

Avokati Adriatik Lapaj ka dalë në protestën e sotme para kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve në vend.

“A është rritur çmimi i millit, po apo jo!

A është rritur çmimi i orizit,

A është rritur çmimi i bukës

Po çfarë dreqin bëhet në këtë vend

Qeveritë e përgjegjshme në rajon kanë marrë masa, kjo nuk është krizë vetëm e Shqipërisë, por edhe e vendeve të tjera që reflektohen edhe në Shqipëri. Nëse në vendet e tjetra çmimet rriten me 5%, si ka mundësi që në shqipëri rriten me 25 %.

Në Serbi nafta do të mbetet 1.5 euro

Në Maqedoni, çmimi tavan do të jetë 1.5 euro

Në Kosovë është vendosur që shitësit me shumicë të kenë një marzh fitimi jo më shumë se një marzh prej 4% të vlerës

Në Greqi qeveria do të japë një cek prej 300-400 euro në muaj.

A keni marrë ndonjë masë nga Shqipëria për krizën në fjalë?”, tha Lapaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *