Categories
Uncategorized

Avionë e pilotë të trajnuar nëse Shqipëria sulmohet? Majori francez tregon ç’gjeti

Thierry Sogniac është një pilot dhe trajnues francez, i cili prej rreth 1 dekada është lodhur fortë shpirtërisht me Shqipërinë. I ftuar në ‘Abc e Pasdites’, Sogniac rrëfeu historinë e tij me vendin e shqiptonjave, një rrugëtim i nisur në vitin 2013 ku ai erdhi me misionin për tu mësuar pilotëve shqiptar të fluturojnë helikopterin ‘cougar’.

“Gjëja e parë që mendova kur më thanë ishte ‘Ku është Shqipëria?’ mbaj mend shumë mirë kur më thanë, isha në mision në Kili dhe nga aty u nisa menjëherë në Shqipëri.” – shprehu Thierry mbi kujtimet e para në lidhje me Shqipërinë.

Tashmë ai kalon të gjitha periudhat kur gjendet në pushime në Shqipëri. I dashuruar pas natyrës, maleve dhe dashamirësisë së njerëzve shqiptar, piloti zbulon edhe kujtimin fillestar që ka krijuar në shtetin tonë që e shtyu më tej të ruaj kontaktet.

“Gjëja që më impresionoj shumë në fluturimin tim të parë ka qenë mali me gropa. Ka bërë ecje në këtë mal me Edmond Tupe dhe duke ecur më ka treguar për historinë e Shqipëri dhe kemi bërë një bisedë shumë të këndshme.”

Thierry shprehu se është i prekur edhe nga situatat e tensionuara që shfaqen herë pas here në shtete të ndryshme të botës, siç është dhe lufta me Ukrainës dhe Rusisë. I pyetur nga moderator Ermal Peçin nëse Shqipëria është e përgatitur dhe në një nivel dinjitoz të forcave ajrore për të pritur një sulm, Thierry u përgjigj:

“Kur erdha këtu gjeta njerëz shumë të përgatitur, dhe ne sollëm 4 helikopter cougar. Zbulova një nivel shumë të mirë kolegësh dhe ishte shumë i thjesht trajnimi i tyre.” – duke shprehur se forcat ajrore janë mëse të përgatitura.

Ai rrëfeu se pak para nisjes së luftës ka qëndruar në Kiev për dy muaj ku ka lidhur miqësi me shumë ukrainas të cilët fatmirësisht janë ende gjallë. Por nga ana njerëzore por dhe ajo ushtarake ndjen dhimbje për luftën dhe shpreson që ta thërrasin në ndihmë të popullit ukrainas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *