Categories
Uncategorized

Kryeministri Rama mesazh biznesmenëve në Dubai: Ju garantoj se kurrë nuk do pendoheni

Kryeministri Edi Rama dhe një pjesë e kabinetit qeveritar ndodhen në Dubai. Rama u ka bërë thirrje investitorëve nga 192 vende të botës që të vizitojnë Shqipërinë sepse kurrë nuk do të pendohen.

“Në këtë panair gjithkush ka mundësi të shohë se sa i madh është potenciali për të bërë mirë, i vendeve dhe popujve të botës, nëse bëhen bashkë dhe nëse ecin bashkë. Sigurisht midisi kaq shumë vendesh të jesh i vogël, ne jemi një prani modeste por besojmë fort se jemi mes atyre vendeve që jemi ende për t’u zbuluar e shijuar.

Një vend i vogël, mjaft i bukur, me male, lumenj, lugina dhe dy dete. Një vend i vogël dhe i bukur, ku myslimanët, të krishterët, ortodoksët dhe katolikët jetojnë së bashku në harmoni të plotë. Ku Kushtetuta e parë e shkruar nga duart e shqiptarëve, në paragrafin e parë thotë se: “Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut.”

Për këdo që do të vizitojë pavionin tonë modest, të gjithë ata që po dëgjojnë fjalët e mia, dua t’ju them ejani në Shqipëri. Hajdeni në Shqipëri. Ju garantoj se kurrë nuk do të pendoheni. Në të kundërt, do të doni të ktheheni sërish”, u shpreh Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *