Categories
Uncategorized

Nano bën parashikimin e bujshëm, tregon me kë do të bëjë koalicion Lulzim Basha: Nuk ka zgjidhje tjetër

Për analistin Mustafa Nano Partia Demokratike do të kishte të njëjtin rezultat dhe nëse nuk do të ishte ndarë. Sipas Nanos, rezultatet e zgjedhjeve të pjesshme vendore treguan se Basha është pakica brenda PD.

Pjesë nga intervista:

Zoti Nano, me rezultatet që pamë, Lulzim Basha, çfarë përfaqëson sot?

Basha përfaqëson pakicën brenda PD dhe ai ka humbur. Kjo është një nga mesazhet e qarta që merren në këto zgjedhjet. Nëse s’do ishte e përçarë mendohet që s’do ishte ky rezultat por mendoj që po ky rezultat do ishte që kur u vendos non grata Berishës nga Amerika. Basha duhet të largohet dhe nuk e kërkojnë vetëm të Berishës. Duhet të largohet që brenda PD të ndodh diçka tjetër. Ai doli i fundit në garë dhe doli e foli për banda e vjedhje. Kur tha që nuk kam humbur po mendoja mos ishte ndonjë aktor i Portokallisë, po thoja është Basha apo ai aktori që e imiton.

Një pyetje qe është për te dy, ndërhyrja e Yuri Kim duket se pati zero efekt te paktën në përballje Berisha-Basha?

Nuk kam pritur të kishte ndonjë lloj efekti, publiku shqiptar e dinte qëndrimin e SHBA dhe në këtë rast mund të ketë bërë dhe efektin e kundër. Nuk kemi ndonjë fitore të Berishës, PS fitoi në mënyrë spektakolare. Faktori LSI e ridimensionon raportin mes Berishës dhe Bashës. Nëse heqim LSI shkon 60 dhe 40 për Berishën. Basha me 40 elektoratit demokratit, ai do të krijojë një parti që do jetë e treta. Shoh një koalicion mes Bashës dhe Ramës, sepse ai nuk ka ndonjë zgjidhje tjetër. Meta është bashkë me Berishën. Nëse rri Basha do mbetet e tillë, por nëse ikën Basha, do riorganizohet mund të krijohet një premis pozitiv brenda PD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *