Avokati Spartak Ngjela, ka deklaruar se korrupsioni i lartë shtetëror në Tiranë është me presidentin Vladimir Putin. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, aishkruan se të korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë janë tani në ankth dhe se po shohin dekadencën e forcës tiranike Putin, si pasojë e rezistencës së Ukrainës.“Korrupsioni i lartë shtetëror në Tiranë është me Putinin.Të korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë janë tani në ankth, se po shohin dekadencën e forcës tiranike Putin, si pasojë e rezistencës së Ukrainës”, tha ai. Ndër të tjera, avokati Spartak Ngjela u shpreh, se edhe ish kryeministri Sali Berisha është në ankth. Ai theksoi, se Berisha shpreson që paratë t’ja shpëtojë Moska.“Midis tyre, Saliu ka vënë stemën e Ukrainës në xhaketë, por paratë e korrupsionit ka shpresën t’ia shpëtojë Putini.Edhe të tjerët vjedhës politikë të shqiptarëve, kështu janë, por nuk veprojnë si i tremburi Sali me stemën e Ukrainës.Do shihni komedinë tragjike pas një muaji”, tha ai.
Ngjela flet për sulmet ruse në Ukrainë
Ndërkohë, avokati Spartak Ngjela u shpreh, se në këtë luftë që po zhvillohet tashmë prej disa javësh Ukraina është ajo që po e mposht Rusinë. Ai theksoi, se presidneti rus Vladimir Putin ka humbur pasi ka dëshirën për pushtet si edhe për luftën që i duhet që të garantojë pushtetin.“Ukraina po e mposht Rusinë e çorientuar nga presidenti rus Vladimir Putin.Psikika e një diktatori absolut krijon konflikte lufte nën një pasion të dyfishtë: ai ka njëherësh dëshirë për pushtet dhe për luftën që i duhet të garantojë pushtetin.Ky është edhe Putini sot.Prandaj ka humbur. Nuk mund të ketë më shpresë për të fituar luftën; dhe pas humbjes së tij, do të ketë një ndryshim thelbësor të zhvillimit në vendet e Ballkanit Perëndimor. I gjithë korrupsioni dhe rusizmi i Ballkanit Perëndimor, shpresoi shumë te Putini” tha ai. Sakaq, avokati vijoi më tej duke thënë, se edhe luftën në Ukrainëështë duke e drejtuar skema amerikane antikorrupsion.“Tani është në shqetësim, dhe prandaj po gënjejnë në çdo çast nëpër mediat e tyre për ngadhnjimin rus, që nuk ekziston. Por lodhen kot.Edhe luftën e Ukrainës, kuptohet se skema amerikane antikorrupsion po e drejton” tha ai. Sakaq, avokati Spartak Ngjela, vijoi më tej duke thënë se shembja e Rusisë dëmton sipas tij, korrupsionin e lartë në Ballkan Perëndimor. Avokati deklaroi se, rënie e presindetit Vladimir Putin mund të nxjerr në dritë shumë gjëra.“Janë të lidhura. Shembja e Rusisë putiniane e dërmon tërësisht korrupsionin e lartë shtetëror në Ballkanin Perëndimor. Shumë para ka derdhur Putini në mbrojtje dhe në financimin e korrupsionit shqiptar. Rrëzimi i Vladimir Putinit do t’i zbardhë të gjitha.Prisni dhe shikoni”, tha ai.