Meme-ja e famshme që u bë virale për kufjet, këtë herë ka zbritur në shesh. Përmes të njëjtave fjalë, por me zërin e tij, një student ka shprehur revoltën kundër rritjes së çmimeve në Shqipëri. Ai mori mikrofonin dhe citoi fjalët e meme-s që u bë virale, duke zëvendësuar fjalën kufje me taksa.
“Ulni taksat dhe për shpirt teze Teutës ju therëm.,”- tha ai dhe e gjithë turma brohoriti mes tij.