Zyrtarët perëndimorë janë shprehur të shqetësuar se presidenti rus Vladimir Putin mund të përdorë armë kimike në Kiev.
Pas një vlerësimi të situatës, ata thonë se mbi kryeqytet mund të lëshohet një sulm i tmerrshëm, shkruan The Guardian.
“Kemi arsye për t’u shqetësuar për përdorim të armëve kimike, pas asaj që jemi duke parë në terren. Është një shqetësim serioz për ne”, kanë thënë ndër të tjera.