Categories
Uncategorized

Agron Gjekmarkaj reagon pasi ishte shoqëruar me Palokën dhe Nokën: Profesioni më ka bërë të pi një gotë verë me Sali Berishën, Edi Ramën, Ilir Metën

Deputeti i Partisë Demokratike ka reaguar pas qarkullimit të lajmit se ishte i shoqëruar në kafe me deputët Flamur Noka dhe Edi Paloka.

Gjekmarkaj sqaron se “qëndrimet dhe bindjet nuk i ngatërroj kurrë me raportet personale e njerëzore! Gjithmonë u flas kolegëve , pi kafe me ta, socialist e demokrat, te ” foltores” apo këdo tjetër. Nuk bëj luftë klasash, nuk mund ti ndaj unë në të mirë e të keqin!

Profesioni me ka bërë të pi një gotë verë me Sali Berishën, Edi Ramën, Ilir Metën e Lulzim Bashën e shumë të tjerë para se të bëhesha deputet! Do rri e do i flas kujtdo që ma do qejfi !

Dërguesit e kësaj fotografie të cilët i pashë kur ma bënë më bëjnë me qeshe me këtë “kapje mat” !! Gjej rastin të përsëris se dëshira ime është të bashkohet PD , të ketë gare dhe lider të ri !

Ky lider nuk duhet të jetë më Sali Berisha , nuk duhet të jetë më Lulzim Basha, e asnjëherë Agron Gjekmarkaj! Nëse Sali Berisha kthehet si ryetar i PD personalisht nuk do të jem më me atë parti”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *