Pas paralajmërimit të Agjencisë Amerikane të Inteligjencës se Kievi “ishte vetëm disa orë larg një sulmi të tmerrshëm”, një video është bërë publike ku shihet një kolonë tankesh rus që drejtohen drejt kryeqytetit ukrainas.
Autokolona e “frikshme” ruse kaloi nga Irpin, periferi e kryeqytetit që është shkatërruar thuajse tërësisht, dhe avancoi në zonën e Brovary, vetëm 13 milje larg Kievit.
Kriza në Ukrainë ka të ngjarë të përkeqësohet pasi forcat ruse përdorin sulme gjithnjë e më brutale dhe pa dallim ndaj zonave civile në përgjigje të rezistencës më të fortë se sa pritej.