Në media sot qarkulloi një foto ku deputeti Agron Gjerkmarkaj shfaqej në kafe sëbashku me deputetët që janë rreshtuar në krah të Berishës. Lëvizje kjo që ka ardhur pasi Gjekmarkaj dha dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të PD-së.
Ai është fotografuar duke pirë kafe me deputetët e Komisionit të Rithemelimit Flamur Noka dhe Edi Paloka. Ky i fundit ka sqaruar me ironi dhe se kush e kishte bërë foton.
Paloka përmes një reagimi në rrjetet sociale shkruan se Basha qenka bërë dhe fotograf.
REAGIMI I PALOKËS
L.B qenka bere dhe fotograf…!
Nga “fotolajmi” tek lajmi. Pozicioni nga eshte bere fotoja ishte pikerisht nga tavolina ku per here te pare ishte ulur ne kafen e Parlamentit L.B!
Sot jo vetem u ul ne kafe per here te pare me deputetet e tij, po ka gjithe kohen qe i merr me rradhe, i perqafon dhe …ju lutet …! E gjitha kjo pasi ju suli kryetaret e emeruar qe ti sulmonin.
Sa per mua, une me deputetet dhe demokratet jam ulur dhe kam ndare miqesine pavarsisht bindjeve apo mendimeve te tyre.
Tani beka dhe fotografin ! Nuk e imagjinoja qe njeriu mund te zvoglohet e zvoglohet kaq shume!