Categories
Uncategorized

Policia zbarkon mbi protestuesit, çfarë po ndodh në Tiranës? Qytetarët bllokojnë rrugët dhe ulen këmbëkryq

Protesta është zhvendosur në Zogun e Zi në Tiranë. Protestuesit kanë bllokuar të gjithë rrethrrotullimin, ndërsa ka ndërhyrë policia për të liruar qarkullimin.

Në ditën e tretë radhazi, nga qytete të ndryshme të vendit, qytetarë janë mbledhur në protesta. Me thirrjet ‘Ulni taksat’, ‘Taksoni oligarkët’, janë zhvilluar protesta për të kundërshtuar rritjen e çmimeve. Protestuesit u mblodhën në Tiranë përpara kryeministrisë, por edhe në Lezhë, në Durrës, në Berat, në Korçë, në Shkodër etj.

Teksa protestat po zhvillohen nga Veriu në Jug, kundër rritjes së çmimeve Rama mohon që të jetë populli ai që proteston dhe shkruan në “Twitter” se është e njëjta pakicë e zhurmshme në kërkim të rrëmujës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *