Pas luleve të 7 marsit, vijon normaliteti, duket se nxënësit jo vetëm nuk i duan por as nuk i respektojnë mësuesit, ku një nxënës shprehet se; “jo të gjithë janë korrekt në mësim, sepse kur mësuesja nuk është e vëmendshme ka nxënës që fillojnë e shajnë”.
Brenda ambienteve të shkollës, gjimnazistët sillen pa edukatë duke mos zbatuar rregulloren, që përveç të drejtave ju përcakton edhe detyrimet..
Pandora Shalari, ish-mësuese matematike: “Ka rënë autoriteti i mësuesit”.
Që në vitin 76’, Pandora u bë pjesë e sistemit arsimor si mësuese e matematikës. 70-vjeçarja është pranë nxënësve edhe sot me kurset plotësuese; por që ndjen keqardhje se si ndryshe nga vite më parë figura e mësuesit është nënvlerësuar.
“Më vjen për të qarë. Sinqerisht, jam e shokuar me komunikimin mësues-nxënës. Ne edhe kur kalonim pranë tyre ngriheshin në këmbë në shenjë respekti sot flasin harbutërisht”.
Ndryshimin e marrëdhieneve mësues-nxnëës e shikon edhe Burbuqe Bashaj, e cila pas 30 vitesh eksperiencë, vazhdon mësimdhënien e gjuhës shqipe në shkollën Dhora Leka.
Burbuqe Bashaj, mësuese e gjuhës shqipe: “Unë kam qenë në arsim që para demokracisë, atëherë isha 22-vjeç e jepja mësim në gjimnaz me 18 vjeçar dhe sërish kisha autoritet. Sot duhet shumë punë për të fituar autoritetin”.