Pak çaste më parë ka nisur protesta masive e qytetarëve parë Kryeministrisë. Me pankarta në duar ata protestojnë për rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore dhe të naftës.
Për këtë protestë policia ka marrë masa të shumta. Mediat kanë fiksuar se në tarracën e Kryeministrisë janë vendosur efektivë për të parë nga lart gjithë çfarë ndodh në tubim.