Categories
Uncategorized

Si kurrë më parë, protestuesit “çajnë” Tiranën: Me mijëra qytetarë zbarkojnë në shesh (FOTO+ VIDEO)

Shqiptarët janë ngritur sërish në protestë, në shenjë kundërshtie për rritjen e çmimeve. Ashtu siç u njoftua dhe në rrjetet sociale, tubimi në kryeqytet nisi në orën 11:00, ku qytetarët e mbledhur në sheshin Skenderbej kanë nisur te marshojnë drejt Kryeministrisë. Lajtmotivi i protestës së sotme është ‘boll na vodhët!”, që do të prijë protestën e sotme, që thuhet se do të zgjasë.

Kjo është protesta e 4 kombëtare, teksa pritet që qytetarë nga i gjithë vendi të marrin pjesë. Prej të mërkurës qytetarët kanë dalë në protesta nga Veriu në Jug, për rritjen e çmimit të karburantit, por edhe rritjes së çmimit të të gjitha produkteve ushqimore dhe taksave.

Protesta nisi në Shkodër, ku shoferët bllokuan lëvizjen në urën mbi Bunë, më pas në Tiranë, para Kryeministrisë, ndërsa u përhap dhe në rrethe të tjera, si Lushnjë, Devoll, Korçë, Mirditë, Laç, Berat, Tepelenë, etj. Një numër i madh forcash policie është planifikuar të jenë sot në terren për të ruajtur rendin dhe qetësinë. Policia iu ka bërë thirrje protestuesve të mos bllokojnë rrugët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *