Categories
Uncategorized

Kryeministri Rama: Do e rrisim pagën minimale çdo vit, të mos ketë pagë nën 400 mijë lekë

Gjatë një takimi me bizneset për të prezantuar Paketën e Rezistencës Sociale, Kryeministri Edi Rama, tha se paga minimale do të bëhet që nga muaji prill 32 mijë lekë, ndërsa shtoi se gati gjysma e të punësuarve në Shqipëri janë me një pagë më të lartë se paga minimale.

Deri në fund të mandatit Rama tha se dëshiron që në vend të mos ketë pagë nën nën 400 mijë lekë.

“Është bërë si modë këtu që pagat janë 200 mijë lekë, jo është 300 mijë lekë. Do ta rrisim çdo vit, në fund të mandatit do të bëjmë që të mos ketë pagë nën 400 mijë lekë. Me këto masa kemi 56% të të punësuarve që s’pagujanë asnjë taksë. Do të flas dhe për energjinë është pjesa më e rëndë dhe do të ishte më katastrofike. Goditja e krizës mbi faturën e energjisë është në 5, 6 dhe ka arritur deri në 7 herë. Kur të shkoni në shtëpi hidhini një sy faturës së energjisë, shumëzojeni me 7, aq është çmimi sot, është njësoj si produktet tuaja që të shumëzohen me 7”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *