Categories
Uncategorized

Mungesë energjie? Flet Belinda Balluku: Po depozitojmë energji për një kohë më të keqe

Ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku, në takimin me biznesin e vogël për shpjegimin e “paketës së Rezistencës, paralajmëroi mungesën e energjisë në muajt e ardhshëm, veçanërisht naftën dhe gazin.

“Mungon sasia energjitike ne treg, sidomos per naften dhe gazin. Mungesa është ajo që na kanoset sot”, tha Balluku.

Gjithashtu, Ministrja tha se qeveria do të përpiqet që vendi të mos kthehet më në kohën e gjeneratorëve.

Një nga mënyrat që ka zgjedhur për ta bërë këtë është depozitimi i energjisë.

“Po bëjmë kontrata shkëmbimi dhe depozitimi me partnerët për të patur në momentin kur Europa do të përballet me mungesën”, tha Balluku, por pa sqaruar se çfarë po shkëmben apo depoziton, kur prodhimi vendas, sipas saj është i pamjaftueshëm për shkak të thatësirës.

Nga data 1 mars, prodhimi vendas i energjisë hidrike, plotëson nevojat për konsum.

Kjo bën që çmimi të jetë i lirë dhe të mos kemi nevojë për import.

Sipas fjalëve të Ballukut, mesa duket prodhimi vendas është më i madh se nevojat e vendit, ndaj po shkëmbehet ose depozitohet për një kohë më të keqe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *