Categories
Uncategorized

Në këmbë dhe i shoqëruar nga ushtarë të armatosur, Zelensky viziton të plagosurit në spital

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka vizituar këtë të diel ushtarët e plagosur, që po kurohen në një nga spitalet e vendit, ai ka shkuar në spital së bashku me disa ministra të kabinetit qeverisës dhe ushtarë të armatosur, që kujdeseshin për sigurinë e tij.

Në videon e publikuar nga vetë presidenti në rrjete sociale, ai shihet teksa falenderon ushtarët dhe u dhuron atyre një dekoratë.

Vlerësimet nuk kanë munguar as për mjeket dhe infermierët që po kujdesen për të plagosurit.

“Shërim të shpejtë djema, besoj se dhurata më e mirë do të jetë fitorja jonë e përbashkët”, shkroi Zelensky mbi videon e publikuar.

Kujtojmë se sot ndodhemi në ditën e 18-ë të pushtimit rus në Ukrainë.

Deri më tani janë shënuar mijëra viktima nga të dyja kampet, ndërsa të shumta kanë qenë edhe dëmet materiale

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *