Një ndër zërat më të fuqishëm të protestave që po organizohen ditët e fundit në kryeqytet është juristi Adriatik Lapaj. Një protestë që i janë bashkuar jo pak figura të njohura.
Duket se kësaj proteste i është bashkuar edhe gazetarja Klodiana Lala, e cila e ka nisur ditën me një thirrje për avokat Lapajn.
“Adriatik Lapaj besoj tek Ti!
Mos u ndal! Mos me zhgenje!”, shkruan Klodiana Lala.
Kujtojmë që edhe sot në orën 11:00 është paralajmëruar një protestë masive para Kryeministrisë, sikurse ajo që u organizua dje.