Categories
Uncategorized

Çfarë po ndodh në PD? Sali Lusha futet në selinë blu dhe përshëndet me dy gishta

Ish-truproja e Sali Berishës, Sali Lusha ka qenë sot në selinë e PD mes anëtarëve të degës 8 të PD në Tiranë për të kërkuar largimin e Lulzim Bashës.

Lusha ka qenë së bashku me Indrit Hoxhën, përfaqësues i demokratëve të degës 8 dhe kanë kërkuar që Basha të largohet për t’i hapur rrugë zgjedhjeve.

Sali Lusha është një nga mbështetësit më të flaktë të Berishës dhe gjithmonë i pranishëm në aktivitetet e tij. Sot teksa ka hyrë në selinë e PD, dera e jashtme e së cilës ka qenë e hapur Lusha ka përshëndetur me dy gishta.

Kujtojmë se ai është dhe babai i reperit Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, gjithashtu mbështetës i Berishës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *