Categories
Uncategorized

Daut Gumeni: Mos vajtoni PD-në, sot është siç e deshi Berisha, demokracia nuk ngrihet mbi rrënojat e kasolles së kalbur

Daut Gumeni, poeti, shkrimtari e publicisti ka folur për të djathtën, të majtën, tranzicionin dhe “paaftësinë” e shqiptarëve për të ngritur një sistem të fortë demokratik. Në një intervistë të dhënë, ai është pyetur nëse jemi një vend realisht demokratik për të përmbushur aspiratën që kishim në fillim të viteve ’90, ndërsa u shpreh se jemi në një regjim hidrid. Ai theksoi, se demokracia nuk ngrihet dot mbi themelet e kasolles së kalbur.“Ne i themi dhe demokraci, por në të vërtetë jemi në një lloj regjimi hibrid, ku nuk kemi as mish, as peshk se të dy na i ha maçoku i sëmurë për pushtet. Shkurt hesapi, jemi në pritje që shërbëtorët besnikë të diktaturës komuniste të na kthehen në kapitalistë të Partisë mëmë. Për ta thënë tok me Branko Merxhanin, këto themelet e kolibes tonë shoqërore janë të kalbur nga të gjitha anët dhe mbi kalbësira nuk ngrihet dot godina e bukur e demokracisë. Aq më pak është e mundshme një gjë e tillë kur komunistët e duan dhe demokracinë ngjarje dhe jo proces të gjatë përmirësimi dhe përsosjeje. Komunistët tanë e duan dhe demokracinë ngjarje të historisë së tyre, që vetëm sa ua ka shtyrë 8 nëntorin në 8 dhjetor e aq”, tha ai. Ndër të tjera, i pyetur për përçarjen brenda opozitës dhe se cila është zgjidhja e kësaj situate, Gumeni tha se përçarja në opozitë ka ardhur nga udhëheqësit e saj.“Kjo lloj opozite e drejtuar nga “kryetarë” të emëruar prej kryetarit të përjetshëm, nuk ka sesi të njohë zgjedhje brenda partisë së vet e jo më të njohë zgjedhjet e lira në garën me kundërshtarët politikë. Le të bërtasin sa të kenë takat se ata paskan fituar por ua paskan vjedhur zgjedhjet e se një kanë dalë gjithmonë fitimtarë por qenkan ndeshur me “masakra elektorale”, qytetarët e thjeshtë të këtij vendi kanë arsye pse të qeshin me pupacët politikë të lindur me këmishë, që kujtojnë se mund ta gënjejnë dhe popullin siç gënjejnë veten. Thënë këto, mendoj se përçarja dhe katandisja e opozitës politike në këtë ditë është meritë e padiskutueshme e udhëheqësit të saj të përjetshëm dhe jo e Gjinove të tij të radhës”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *